Nees i kënaqur me paraqitjen, përkundër humbjes nga Katari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përzgjedhësi i Kosovës U21, gjermani Michael Nees është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij. Shpresat e Kosovës të premten humbën 2:0 nga Katari U23, në miqësoren e luajtur në Doha.

Pas tri ditësh, Kosova U21 e luan edhe një miqësore me Katarin.

“Katari luajti me presion të lartë dhe na vuri në vështirësi sidomos në 20 minutat e para. Më pas loja ishte më e baraspeshuar. Në përgjithësi loja ishte me ritëm të shpejt, por u vërejt që Katari ka qenë në përparësi, ngase ka stërvitur si grup së bashku në dy javët e fundit. Mendoj se ekipi ynë duhet të përmirësohet në finalizimin e aksioneve, por mund të them se jam i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në ndeshjen e parë. Në ditët e ardhshme do të punojmë për t’i shmangur gabimet e shfaqura në këtë ndeshje, por edhe të jemi më rezistues ndaj presionit të kundërshtarit”, ka thënë Nees për sajtin zyrtar të FFK-së.

Për të ishte ndeshja e parë në krye të Kosovës U21. Shpresat nisin me ndeshje kualifikuese në qershor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy