Nees thotë se ndeshjet me Katarin shërbejnë shumë për kualifikime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll të hënën ka udhëtuar për në Doha të Katarit. Më 26 e 29 mars Shpresat e Kosovës luajnë miqësore me U21 të Katarit.

Në të vërtetë udhëtimi është dashur të bëhet të dielën, por është shtyrë për një ditë për shkak të motit të ligë. Në delegacionin që udhëtoi nga Prishtina nuk kishte shumë lojtarë. Ata që luajnë në klube të huaja do të grumbullohen direkt në Doha.

Selektori i Kosovës U21, gjermani Michael Nees i ka vlerësuar të rëndësishme ndeshjet me Katarin.

“Jam i lumtur që do të kemi këtë kamp stërvitor në Doha dhe që do t’i luajmë dy ndeshje miqësore me Katarin. Kualifikimet fillojnë në qershor dhe nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj që çdo lojtar të mbërrijë në gjendje të mirë në Katar. Normalisht se ky kamp dhe ndeshjet miqësore do të na shërbejnë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese. Kemi dëshirë që çdo lojtari t’ia japim minutat e mjaftueshëm për t’i treguar vlerat e veta në stërvitje. Është shumë e rëndësishme që ta shohim këtë kamp si test final para ndeshjes kualifikuese me Andorrën në qershor”, ka thënë Nees për FFK-në.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy