Nuk pranon të vaksinohet, klubi përjashton yllin e ekipit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk pranon të vaksinohet, klubi përjashton yllin e ekipit

Në datë 19 tetor do të nisë sezoni i ri i NBA dhe ende pa filluar ka shpërthyer “bomba” e parë: Brooklyn Nets ka përjashtuar nga skuadra yllin e ekipit, Kyrie Irving.

Organizatori nuk pranon të vaksinohet dhe pa vaksinë ai nuk mund të luajë ndeshjet brenda, për shkak të protokollit shëndetësor në qytetin e Nju Jorkut.

Me llogari, i bie që Irving të humbasë 40 ndeshje të sezonit të rregullt, por duket se në pozitën e tij aktuale, nuk do të luajë fare. Brooklyn Nets ka vendosur që ta përjashtojë nga ekipi derisa të vendosë të vaksinohet.

Më parë, vetë Irving kishte lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nga basketbolli nëse do të vihej në pozita të tilla.

Advertisement

“Kyrie Irving ka marrë një vendim personal dhe ne e respektojmë të drejtën e tij të zgjedhjes. Aktualisht, zgjedhja e tij nuk lejon që të jetë lojtar me kohë të plotë i skuadrës dhe ne nuk do të lejojmë askënd që të jetë lojtar “part-time”, lexohet në komunikatën e Brooklyn Nets.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy