Nxitimi për ta përfunduar shpejt, shtyhet sërish inagurimi i stadiumit të Kukësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxitimi për ta përfunduar shpejt, shtyhet sërish inagurimi i stadiumit të Kukësit

Ndeshja mes Kukësit dhe Dinamos nuk do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar të Kukësit.

Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, e planifikuar të luhet më 19 janar në “Kukës Arena” është ndryshuar përsëri.

Kjo sfidë sipas njoftimit të skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se do të luhet në “Elbasan Arena”.

Në këtë mënyrë skuadra e Kukësit vazhdon “shtegtimin” e saj nëpër stadiume të tjera në pritje të marrjes një konfirmim të stadiumit të saj.

Advertisement

Tifozët duhet të presin edhe disa ditë të tjera për të shikuar skuadrën e tyre të zemrës të luajë në stadiumin e ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy