Pato ëndërron të kthehet te Milani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato ka zbuluar se ëndërron të kthehet te skuadra e Mialnit. Ai ka thënë se bashkë me Zlatan Ibrahimoviqin do të krijonin një dyshe të shkëlqyeshme. 31-vjeçari ka qenë pa klub që kur u lirua nga Sao Paulo verën e kaluar, ndërsa për Milanin ka luajtur gjashtë sezone.

“Unë kam kujtime të bukura, ne po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një titull të kampionit dhe një Superkupë”, ka thënë Pato për “La Gazzetta dello Sport”. “Do të ishte një ëndërr të kthehesha sërish në klubin e zemrës. Me Ibrahimoviqin do të ishim një dyshe e shkëlqyeshme”, ka shtuar Pato. Pato 31-vjeçar pas largimit nga Milani ka bërë karrierë edhe te Chelsea dhe Villarreali. Ka luajtur edhe për disa klube në Brazil dhe Kinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy