Pique e Sergi të gatshëm për “El Clasico”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë përfshirë në ekipin e Barcelonës për “El Clasico” kundër Real Madridit.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, në të cilën kanë rënë në sy edhe Pique e Sergi.

Në fakt, Pique e Sergi ishin në dyshim për “El Clasico” për shkak të lëndimeve por te Barcelona kanë konfirmuar se ata janë rikuperuar plotësisht dhe pritet ta ndihmojnë ekipin në duelin kundër Real Madridit.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, zhvillohet të shtunën mbrëma prej orës 21:00 në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid. Ky duel i takon xhiros së 30 në La Liga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy