Pirlo shpreson që Dybala të mbetet te Juventusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, shpreson që sulmuesi Paulo Dybala të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

Pirlo insiston se Dybala është një prej lojtarëve kryesor te Juventusi dhe për këtë arsye nuk duhet të largohet.

Së fundi, është raportuar se Juventusi dhe Dybala kanë ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës për shkak të kërkesave të larta të argjentinasit.

Dybala po kërkon pagë vjetore prej 15 milionë eurosh, derisa Juventusi po i ofron atij dhjetë milionë euro.

Advertisement

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri vitin tjetër.

Këtë sezon, Dybala ka shënuar katër gola në 17 ndeshje për Juven në të gjitha garat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy