Pochettino i gëzohet trofeut të parë me PSG-në: Është vetëm fillimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Argjentinasi Mauricio Pochettino e ka fituar trofeun e parë me Paris Saint-Germainin, pas vetëm tri ndeshjeve si kryetrajner i kësaj skuadre.

Parisi të mërkurën mbrëma triumfoi 2:1 në ndeshjen për Superkupë të Francës ndaj Marseilles.

Pochettino ka thënë se ky është vetëm fillimi.

“Pas dhjetë ditëve si traner, tri ndeshjeve të luajtura dhe një finale kundër rivalit tonë më të madh, është fitore shumë e rëndësishme. Më tepër se trofeu, është nderi dhe krenaria që janë më të rëndësishme për klubin dhe për tifozët. Pak nga pak, skuadra po i bën gjërat që po i kërkojë. Kemi bërë shumë përgatitje. Është vetëm fillimi. Besoj se me kohë dhe punë, mund të bart idetë e mia dhe përparimi do të jetë i mirë, pasi kemi kualitet në skuadër”, ka thënë Pochettino për “Canal+”.

Advertisement

Ai e ka përgëzuar paraardhësin e tij Thomas Tuchel që edicionin e kaluar fitoi katër trofe vendor me Parisin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy