Pogba dërgon Unitedin në çerekfinale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm katër minuta iu deshën të jetë në fushë Paul Pogbas që ta shënojë golin e vetëm dhe të kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra e tij Manchester United e fitoi duelin më të fortë të 1/8 së finales kundër Milanit në stadiumin “San Siro” që përfundoi 1:0.

Mesfushori francez Pogba u rikthye nga lëndimi së fundmi, hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe në minutën e 49-të, realizoi për mrekulli me gjuajtje të saktë.

Për Pogban ishte vetëm goli i dytë i shënuar kur ka luajtur si zëvendësues në paraqitjen e 31-të.

Advertisement

Kalimin tutje në çerekfinale të Ligës së Evropës e arriti edhe Ajaxi që mposhti në udhëtim Young Boysin 2:0.

Villarreali e eliminoi Dinamo Kievin falë fitores edhe në ndeshjen kthyese 2:0, ndërsa Slavia Praga mposhti në udhëtim kampionin e Skocisë, Rangersin, që drejtohet nga Steven Gerrard. Skuadra çeke triumfoi me rezultatin 2:0.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy