Ponte angazhon amerikanin Taliaferro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amerikani Landon Taliaferro është përforcimi më i ri te KB Ponte Prizreni që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi prizrenas ka bërë të ditur se ka angazhuar amerikanin Taliaferro (193 centimetra), i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Sipas klubit, Taliaferro është ardhur si zëvendësim për amerikanin tjetër, Jeremiah Paige që u largua javë më parë për shkak të thyerjes së disiplinës.

Së fundi, Taliaferro karrierë ka bërë në ekipin Amicale Steinstel të Luksemburgut dhe ka pasur një mesatare prej 29 pikëve për ndeshje.

Advertisement

Krahas Taliaferros, KB Ponte Prizreni ka paralajmëruar se ditëve në vijim do ta prezantojë edhe transferimin i madh që ka përvojë në ligat e Gjermanisë, Francës, Greqisë si dhe ABA Ligë e Eurocup.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy