Ponte Prizreni fiton dramën ndaj Sigal Prishtinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ponte Prizreni i ka thelluar edhe më shumë krizën e Prishtinës në basketboll duke e mposhtur të dielën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë me rezultatin 105:101.

Me këtë humbje kryeqytetasit i kanë komplikuar edhe më shumë punët në luftë për mbijetesë dy xhiro pa përfunduar edicioni i rregullt.

Takimi ishte i baraspeshuar gjatë gjithë ndeshjet me të dyja ekipet që kishin epërsinë.

Fundi ishte dramatik me prizrenasit që arritën ta fitonin këtë ndeshje me rezultatin 105:101

Advertisement

Lojtari më i dalluar te Prizreni ishte Landon Taliaferro, me 28 pikë e katër kërcime i ndihmuar edhe nga Divine Myles me 27 pikë e pesë kërcime.

Te kryeqytetasit me lojë të mirë u veçua Nigel Jonson me 29 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.

Prishtina në xhiron e parafundit do të udhëtoj në Gjakovë, për tu takuar me rivalin direkt për mbijetesë Vëllaznimin. Në xhiron e fundit kryeqytetasit presin në shtëpi Bashkimin.

Me këtë fitore Prizreni është në pozitën e parë me 44 pikë pas 26 ndeshjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy