Ponte Prizreni vazhdon me fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Ponte Prizrenit ka regjistruar edhe fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ponte, të dielën triumfoi ndaj skuadrës së Vëllaznimit në kuadër të xhiros së nëntë. Ndeshja e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, u mbyll me rezultatin 98:82 në të mirë të ekipit vendas. Me këtë fitore, Ponte Prizreni forcohet në pozitën e tretë në tabelë me 15 pikë, një më pak se Peja e Rahoveci që prijnë.

Ndërkohë, Vëllaznimi që regjistroi humbjen e dytë rresht, renditet i gjashti me 12 pikë. Amerikani Xavier Cannefax ishte më i dalluari te Ponte Prizreni, me 30 pikë të shënuara, i përcjellë nga Blendi Matoshi (16) e Ty Nichols që pati 13 pikë e 11 kërcime. Te Vëllaznimi, pesë basketbollistë e mbyllën ndeshje me pikë dyshifrore por më efikasit ishin amerikanët Devonte Jackson (20) e Cendric Council (15).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy