Portugalia fiton me autogol

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja e Portugalisë ka triumfuar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e luajtur në Torino në kuadër të Grupit A të eliminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar.

Goli i vetëm në këtë ndeshje është shënuar në pjesëlojën e parë. Ishte Maksim Medvedev (36’) që shënoi autogol për t’ia dhënë fitoren Portugalisë. Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Serbia ka mposhtur Republikën e Irlandës me rezultatin e ngushtë 3:2.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy