Propaganda e FSHF-së dhe fotoja e trajnerit të Kukësit që shfaq gjëndjen e mjerushme për mungesën e terreneve sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Propaganda e FSHF-së dhe fotoja e trajnerit të Kukësit që shfaq gjëndjen e mjerushme për mungesën e terreneve sportive

Një foto e trajnerit të Kukësit, Diego Longo, ku tregonte se si stafi i skuadrës së Dinamos po e vëzhgonte nga kafja stërvitjen e tij në prag të përballjes mes këtyre dy ekipeve ka shkaktuar mjaft reagime.

Ajo që bie në sy në fakt është gjëndja ku ndodhen sot skuadrat e Superiores ku më shumë se gjysma e tyre stërviten në të njëjtin kompleks stërvitor.

Ndryshe nga propaganda e Federatës Shqiptare e Futbollit që tenton të tregojë disa inagurime fushas, e vërteta është krejt ndryshe pasi fotoja e sotme tregon se si skuadra e elitës së futbollit shqiptar nuk kanë një fushë stërvitore dhe detyrohen të stërviten në komplekse private kundrejt një pagese.

Ky është realiteti i futbollit shqiptar që drejtohet nga Armando Duka i cili vetë leviz me makina dhe qëndron në zyra luksoze të institucionit të futbollit shqiptar, ndërkohë që klubet e Superiores vuajnë për terrene sportive, shkruan Gazeta Sport.

Advertisement

Kukësi, Dinamo, Partizani, Vllaznia etj, janë disa prej ekipeve të Kategorisë Superiore që ende nuk kanë një fushë të tyre stërvitore, pa llogaritur më pas ekipet e Kategorisë së Parë apo të Dytë ku aty gjëndja është akoma më e mjerushme pasi përveçse kushteve u mungojnë edhe baza materiale.

Ndërkohë që futbolli shqiptar dergjet, në FSHF nuk ka asnjë masë apo projekt për të ndaluar këtë fenomen që po e shkatërron akoma dhe më shume këtë sport. /Gazeta Sport/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy