PSG-ja pas Sanchos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për anglezin Jadon Sancho, i cili pritet të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere.

“The Athletic” ka raportuar të martën se PSG-ja po e sheh Sanchon si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Në fakt, Sancho te ekipi francez po shihet si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili mund të largohet pas përfundimit të sezonit aktual për shkak se nuk ka rinovuar kontratën që i skadon vitin t jetër.

PSG-ja, pritet së shpejti t’i bëjë ofertë zyrtare Dortmundin që për Sanchon po kërkon të paktën 70 milionë euro. Sancho 21-vjeçar ka vazhduar edhe këtë sezon me paraqitje të mira te Dortmundi.

Advertisement

Ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 16 herë në 31 paraqitje në të gjitha garat. Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy