Quagliarella e Ranieri mbesin te Sampdoria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri Claudio Ranieri dhe sulmuesi Fabio Quagliarella, do të jenë pjesë e skuadrës së Sampdorias edhe për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero të premten për mediumet italiane.

Ferrero ka bërë të ditur se tashmë ka nisur negociatat si me Ranierin ashtu edhe Quagliarellan për të vazhduar kontratat që iu skadojnë në fund të këtij sezoni.

“Ranieri do të jetë në krye të Sampdorias edhe sezonin tjetër. Ngjashëm është situata edhe me Quagliarellan. Besoj se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshjen”, është shprehur Ferrero.

Advertisement

Ranieri është në krye të Sampdorias prej vitit 2019 derisa prej vitit 2016. Sulmuesi italian këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në 27 ndeshje kampionale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy