Rahoveci fiton derbin, kalon direkt në gjysmëfinale të plejofit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rahoveci ka shmangur çerekfinalen e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Me fitore ndaj Golden Eagle Yllit të dielën në Rahovec, “vreshtarët” kanë siguruar vendin e dytë dhe në plejof do të startojnë direkt prej gjysmëfinales.

Ndeshja mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit i takoi xhiros së 28-të, të fundit të stinorit të rregullt të Superligës. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e dytë, ndërsa u fitua nga Rahoveci me shifrat 84:70. Ponte Prizreni është i pari me 48 pikë, ndërsa Rahoveci i dyti me 46 pikë.

Golden Eagle Ylli renditet i treti dhe në çerekfinale të plejofit luan ndaj Bashkimit. Në çerekfinalen tjetër takohen Peja e Sigal Prishtina. Ed Daniel udhëhoqi Rahovecin me 17 pikë e plot 20 kërcime. Alban Veseli shtoi 11 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Më efikasi ishte Darrel Davis me 21 pikë. L.G. Gill ishte më efkasi te Ylli me 19 pikë e shtatë kërcime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy