Rama: Shumë shpejt do fusimin në axhendë miratimin e basteve online, të ardhurat do shkojnë për sportin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Shumë shpejt do fusimin në axhendë miratimin e basteve online, të ardhurat do shkojnë për sportin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ligji për bastet sportive do të kalojë për miratim shumë shpejt. Ai deklaroi se ky vendim vjen pas konsultimit publik dhe është zgjidhja e duhur për të shmangur tregun informal. Lidhur me këtë fenomen ai shtoi se Shqipëria njësoj si shumë vënde të tjera nuk mundi të ndalonte këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Me këtë argument, kryeministri theksoi se pas miratimit të ligjit të ardhurat nga ky aktivitet do të investohen në sport.

 

Advertisement

“Tjetra është që së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online pas konsultës publike. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni. Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama.

 

Në të njëjtën kohë kryeministri premtoi mbështetje për sportistët që nuk kanë mundësi të stërviten.

 

Advertisement

“Më lejoni t’i uroj mirëseardhjen kreut të Federatës Botërore të Peshëngritjes, mikut im Muhamed. Na lejoni të nderojmë kampionët tanë të rinj, që kanë ngritur flamurin kombëtar dhe kanë bërë të këndohet himni ynë kombëtar në arenën evropiane dhe botërore. ‘Yjet e mirënjohjes publike’ janë shprehje e admirimit, respektit dhe mirënjohjes për çka bëni për Shqipërinë dhe shoqërinë. Jemi të vendosur ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë, ashtu si lëvizjen në shkolla. Janë dy binarë që çojnë sportin përpara, duke marrë në konsideratë nevojat e atyre që mund të dalin kampionë. Duam të shtojmë një mbështetje për periudhat stërvitore normale, që së bashku me trajnerët të kenë kushte të denja”, tha ai.

 

Këto deklarata kryeministri Rama i bëri gjatë nderimit të shtatë sportistëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në arena ndërkombëtare dhe kanë sjellë medalje në ‘shtëpi’.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy