Ramadani: Humbje e dhimbshme, por ende nuk ka përfunduar asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pranon se humbja nga Llapi në ndeshjen e parë gjysmëfinale është e dhimbshme. Por, ai ka insistuar se ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket ekipit që do ta sigurojë finalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina të mërkurën u mposht në “Fadil Vokrri” nga Llapi me rezultatin 3:2, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet në Podujevë.

“Me të vërtetë një humbje e dhimbshme edhe pse është edhe një 90-minutësh. Nuk duhet ta llogarisim që Prishtina është eliminuar, është rezultat negativ, por me 1:0 në Llap kthejmë rezultatin në favorin tonë. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të bëhemi gati për ndeshjen e vështirë për ne”, ka thënë Ramadani.

Prishtina përveç garës në Kupë është në luftë edhe për titull të kampionit, ndërsa Llapi shpreson ta shpëtojë sezonin duke triumfuar në Kupë, që do t’ia siguronte edhe daljen në Evropë, synim i kamotshëm i llapjanëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy