
Me golat e Semir Ramizit e Gëzim Pepsit, skuadra e Winterthurit ka eliminuar Baselin në 1/8 e finales të Kupës së Zvicrës.
Ndeshja e luajtur të mërkurën, përfundoi me rezultatin 6:2 në të mirë të Winterthurit, që është kualifikuar në çerekfinale.
Ramizi që ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 78-të, shënoi dy gola për Winterthurin (18’, 60’). E Pepsi realizoi në minutën e 58-të përpara se të zëvendësohej në minutën e 76-të.
Te Winterthuri gjatë tërë ndeshjes luajtën Lindrit Kamberi e Granit Lekaj. Në anën tjetër, te Baseli njërin prej dy golave e realizoi Pajtim Kasami (79’) që luajti gjatë tërë ndeshjes.
Advertisement
Te Baseli për 90 minuta, u aktivizuan edhe Orges Bunjaku e Edon Zhegrova derisa Albian Hajdari nuk u aktivizua fare.