Real Madridi i afrohet Atleticos në vetëm pesë pikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madridi e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të La Ligës spanjolle kundër Getafes me rezultat 2:0.

Ky ishte triumfi i 14-të sezonal për Realin.

Golat e fitores për madrielnët i kanë shënuar Karim Benzeman (60’) dhe Ferland Mendy (67).

Me këtë triumf të së martës mbrëma në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, Reali është në vendin e dytë me 46 pikë të mbledhura, vetëm pesë më pak se Atletico Madridi që është lider.

Advertisement

Por, Reali ka dy ndeshje më shumë të luajtura se rivalja lokale.

Ndërkaq, Getafe zë vendin e 13-të me 24 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy