Real Madridi insiston për Mbappen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga Kylian Mbappe.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen është duke planifikuar një kontratë për sulmuesin.

Mbappe që ka kontratë deri në vitin 2022 me PSG-në nuk e ka vazhduar ende atë.

Sulmuesi thuhet se nuk ka nisur ende bisedimet dhe këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë madrilenët për ta bindur lojtarin të transferohet në Spanjë. Edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thuhet se i ka bërë të ditur presidentit Florentino Perez se e dëshiron Mbappen.

Advertisement

Klubi francez për ta liruar Mbappen po kërkon rreth 200 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy