Refik Halili mbron skandalin e Armando Dukës: Ju lutem mos na dëmtoni investimet madhore që po bëjmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Refik Halili mbron skandalin e Armando Dukës: Ju lutem mos na dëmtoni investimet madhore që po bëjmë

Klubi i Tiranës ka reaguar pas skandalit të kryer nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit që u ka transferuar paratë e UEFA-s në rrugë të dyshimta, pavarsisht se ekipi kryeqytetas i ka të bllokuara llogaritë bankare pas disa gjyqeve të humbura.

Gazeta TemA publikoi dje dokumuentin që tregonte bllokimin nga përmbarimi të llogarive bankare të Tiranës, pork jo nuk e pengoi Federatën e Armando Dukës t’ia kalonte paratë e UEFA-s në rrugë të tjera duke shkelmuar vendimet e Gjykatave, duke sjellë më pas dhe bllokimin e llogarive bankare të vetë institucionit të futbollit shqiptar.

Megjithë këtë skandal të kryer nga të dyja palët dhe mashtrimit publik që FSHF-ja bëri ku theksonte se ishte në rregull dhe sot u publikua dokumenti që ky institucion ishte në gjyq me zyrën përparimbore, ka ardhur dhe një reagim nga klubi i Tiranës.

Ata i kanë dal në mbrojtje skandalit të kryer nga Federata.

Advertisement

“Nisur nga sensibiliteti i madh mediatik duke përmendur dhe lakuar në mënyrë të papërgjegjshme emrin e KF Tirana dhe llogaritë e klubit dëshirojmë të sqarojmë se:

Asnjëherë, asnjë vlerë monetare nuk ka kaluar në asnjë llogari tjetër përvecse ato zyrtare të KF Tirana.

Kushdo që është i interesuar, subjekt, gazetar apo futbollist që kërkon informacione të sakta për këtë cështje duhet të drejtohet në departamentin e zyrës së shtypit të klubit, për të gjitha informacionet e nevojshme.

Cilido që do të njollosë emrin e klubit 25 herë kampion në Shqipëri, për interesa meskine apo goditje të ulta për mënyrën sesi menaxhohet ky investim i madh, do të përballet me procedurat ligjore për shpifje sic parashikon ligji shqiptar.

Advertisement

Klubi ka qënë gjithmonë i hapur dhe transparent me publikun në cdo situatë dhe për këtë arsye sqarojmë se nuk do të lejojmë askënd të përbalti punën tonë”, thuhet në reagimin e Tiranës. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy