Rennesi interesohet për Fekirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rennesi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Betisit, francezin Nabil Fekir ka njoftuar të premten “Footmercato”. Te Rennesi po e shohin Fekirin si përforcim të duhur dhe po bëjnë gati ofertën për transferimin e tij. Fekir ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Lyoni. 27-vjeçari iu bashkua Betisit para dy vjetësh për 60 milionë euro derisa ka edhe 24 paraqitje e dy gola të shënuar me Francën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy