Reshjet e borës e pamundësojnë zhvillimin e ndeshjes Atletico – Bilbao

Pinterest LinkedIn Tumblr +

La Liga ka konfirmuar se ndeshja e pasdites të së shtunës ndërmjet Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos nuk do të luhet në stadiumin Wanda Metropolitano, shkruan “Marca”.

Bilbao e pati të pamundur të aterojë në aeroportin “Barajas” në Madrid të premten për shkak të reshjeve të mëdha të borës të shkaktuara nga stuhia “Filomena”.

Kjo bëri që Bilbao të kthehej në shtëpi.

Takimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Advertisement

Nuk mund të luhet të dielën për shkak se stuhia pritet të vazhdojë ende dhe Atletico Madridi do të luajë kundër Sevillas të martën në mbrëmje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy