Reus i kënaqur me paraqitjen e Dortmundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me gjithë humbjen, kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt.

Reus shënoi golin e vetëm për Dortmundin në humbjen 2:1 nga skuadra angleze.

“Jemi të mërzitur. Të pranojmë golin e dytë pak para fundit është e papranueshme. Vetëm dy sekonda kemi humbur koncentrimin dhe City tregoi kualitetin që ka. Ne është dashur të ndalim krosimin. Në përgjithësi mendoj se kemi ofruar një paraqitje të madhe”, ka thënë Reus për DAZN. “Në pjesën e parë nuk ishim të guximshëm si në të dytën. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ishte ndeshje e barabartë. City ka pasur posedimin dhe disa raste të mira, por ne e menaxhuam ndeshjen vërtetë mirë. Është mëkat që kjo luftë, kjo energji dhe ky pasion që kishim në fushë, nuk u shpërblye”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy