Rexhbeçaj në ekipin e javës në Bundesligë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj është përfshirë në ekipin më të mirë të javës në Bundesligë. Përzgjedhjen e ka bërë sajti i njohur “transfermarkt.de” në bazë të votave të lexuesve.

Rexhbeçaj shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Koelnit ndaj Borussia Moenchengladbachut. Rexhbeçaj për herë të parë është pjesë në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë. Ai po kalon formë të lartë te Koelni, skuadër ku është i huazuar nga Wolfsburgu.

Fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesligë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy