Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë në humbjen e Napolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është ndëshkuar me karton të verdhë në humbjen e skuadrës së Napolit nga Juventusi, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Serie A.

Dueli i luajtur në Torino, të mërkurën, ka përfunduar me rezultatin 2:1 në favor të Juventusit.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Pos Rrahmanit, te skuadra e Napolit titullar ishte edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ai u zëvendësua në minutën e 76-të nga Fabian Rui.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy