Sanchez e Lukaku kontribuojnë në fitoren e Interit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me dy gola të shënuar nga Alexis Sanchez, që në të dyja rastet u asistua nga Romelu Lukaku, Interi ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros së 25-të në elitën e futbollit italian.

Interi në udhëtim fitoi ndaj Parmas me rezultatin 2:1.

Sanchez golat i shënoi në minutën e 54-të dhe të 62-të.

Golin e vetëm për skuadrën e Parmas e shënoi Hernani në minutën e 71-të.

Advertisement

Me këtë fitore, Interi ka gjashtë pikë më shumë në vendin e parë sesa Milani i vendit të dytë.

Parma mbetet në pozitën e parafundit me 15 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy