Schalke barazon pa gola me Mainzin, Mustafi kompleton ndeshjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mori një pikë me Schalken të premten në mbrëmje pasi barazoi me Mainzin. Mustafi luajti në tërë ndeshjen, ndërsa skuadra e tij bën pikë dyshifrore në edicionin aktual. Është në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Mainzi, dy pozita më lartë me 18 pikë.

Takimi i xhiros së 24-të në Bundesligën e Gjermanisë, që u zhvillua në Veltins Arena në Gelsenkirchen, përfundoi pa gola.

Trajneri Dimitrios Grammozis debutoi me Schalken, por mori vetëm një barazim, që për Schalken mund të jetë i vlefshëm pasi po lufton për mbetje në elitën e futbollit gjerman.

Mainzi ishte më i mirë në këtë duel me 18 tentime për shënim, në krahasim me Schalken që i pati vetëm dy. Schalke mbetet me vetëm një fitore këtë sezon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy