Sevilla kërkon Minaminon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e La Ligas, Sevilla ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Takumi Minamino.

Sajti “Fichajes” ka raportuar të mërkurën se ekipi spanjoll po synon transferimin e mesfushorit japonez në fund të këtij edicioni.

Madje, thuhet se Sevilla është e gatshme për të paguar dhjetë milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Liverpoolin në lirimin e 26-vjeçarit. Minamino muajin e shkuar u huazua deri në fund të këtij edicioni te skuadra e Southamptonit kurse me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë sezon ka pesë gola e dy asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat. Minamino u transferua te Liverpooli para një viti nga Salzburgu për 12.5 milionë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy