Sezon skandaloz me Lacion, Elseid Hysaj mund të largohet pa mbushur 6 muaj. E kërkon Atletiko Madrid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sezon skandaloz me Lacion, Elseid Hysaj mund të largohet pa mbushur 6 muaj. E kërkon Atletiko Madrid

Elseid Hysaj ka pak muaj pjesë e Lacios, por mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund t’i japë lamtumirën bardhekaltërve që në merkaton e janarit. Shkak është bërë një ofertë e papritur nga një skuadër e cila e ka kërkuar disa herë në të kaluarën, Atletiko Madrid.

Kjo e fundit sapo i ka shitur për rreth 15 milionë euro Kieran Tripier skuadrës së Njukasëllit dhe Diego Simeone është në kërkim të një lojtari i cili të luajë në krahun e djathtë të prapavijës. Fakti që Hysaj mund të luajë edhe në të majtën e ka bërë atë shpesh një nga alternativat e preferuara të Simeones.

“Tuttomercatoweb” ka mësuar se pas shitjes së Tripier, ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të Atletikos dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër. Përfitimi i një shifre të lartë nga një lojtar i afruar me parametër zero, nuk do ta bënte të mendohej gjatë presidentin e lacialëve, Klaudio Lotito. Ndaj nëse Hysaj ëndërron një eksperiencë në Spanjë, ky duket si momenti i duhur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy