Shaqiri shpreson ta ndihmojë Liverpoolin në pjesën e dytë të edicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xherdan Shaqiri është i gatshëm sërish dhe është i vendosur ta ndihmoj Liverpoolin që synon trofe gjatë këtij viti. Shaqiri është aktivizuar si zëvendësues në dy ndeshjet e kaluara të Liverpoolit. Sonte është rezervist në ndeshjen e Liverpoolit ndaj Aston Villas në kuadër të FA Cup.

Ai ka munguar në shumë ndeshje për shkak të një lëndimi muskulor të pësuar në nëntor. Por ka periudhë shumë më të gjatë që Shaqiri përballet me probleme muskulore.

“Jam i gatshëm sërish dhe jam kthyer. Po ndihem mirë, jam i gatshëm për lojë”, ka thënë 29-vjeçari në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Po shikoj para drejt ndeshjeve të ardhshme dhe për pjesën e dytë të edicionit, që të mundohem të ndihmoj ekipin për të arritur shumë”, ka shtuar futbollisti ofenziv.

Advertisement

Ai ka pranuar se është i frustruar për shkak të lëndimeve të shpeshta.

“Është normale të frustrohesh nëse je i lënduar apo nuk mund të ndihmosh ekipin. Ju jeni në shtëpi, shikoni bashkëlojtarët në televizion dhe dëshironi të jeni atje. Por është pjesë e futbollit, pjesë e jetës. Kam punuar shumë që të kthehem, kështu që jam shumë i lumtur tani me ekipin. Po mundohem tani të ndihmoj ekipin që të fitoj ndeshje, që është gjëja më e rëndësishme për ne në këtë moment. Po mundohem të ndihmoj me aftësitë e mia”, ka shtuar reprezentuesi i Zvicrës.

Shaqiri është i vetëdijshëm se prej Liverpoolit kërkohet triumfi në garat më të mëdha, Champions dhe Premier League.

“Ky natyrisht se është synimi ynë këtë vit. Duam të jemi të parët, por na duhen paraqitje shumë të mira. Ne duhet të punojmë shumë. Nëse punojmë shumë dhe kemi paraqitjet më të mira, atëherë është shumë e vështirë të luhet kundër skuadrës sonë”.

Advertisement

Liverpooli ka pasur telashe me shënimin e golave në ndeshjet e kaluara. Dhe kontributi i Shaqirit do të mund të ishte shumë i vlefshëm.

“Shpresoj se do të shënojmë gola në ndeshjet e ardhshme. Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitivë dhe të krijojmë shanse. Jam i bindur se do të shënojmë së shpejti”, ka theksuar Shaqiri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy