Shkëmbi: Lojtarët e kuptuan rëndësinë e lojës në pushim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas fitores së thellë ndaj Besës në Suharekë, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, tha se lojtarët në pushimin mes pjesëve e kuptuan rëndësinë e lojës dhe e fituan vetë atë.

Ai nënvizoi së të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kundër skuadrave që janë në pjesën e poshtme të tabelës, është shumë e vështirë që lojtarët të motivohen nga fillimi.

“Këto janë ndeshjet më të vështirat sidomos për trajnerët që duhet t’i motivojnë lojtarët. Në pushim nuk u thashë asgjë. Ata e kuptuan se pa e dhënë maksimumin, nuk mund të fitosh ndaj asnjë ekipi. Në pjesën e dytë reaguam mirë dhe patëm shumë raste. Më vjen mirë që lojtarët i kuptojnë vetë situatat. Tre pikët janë ato që më kënaqin më shumë. Goli i Gripshit më pëlqeu. E di se e kemi një rrugë të gjatë, një rrugë që do të jetë e vështirë. Kështu kam menduar pas çdo jave kur kemi fituar e kur kemi humbur. Na mbesin edhe tetë ndeshje, secila do të jetë e vështirë. Duhet të bëjmë mbi maksimumin që t’i arrijmë objektivat”, tha trajneri Shkëmbi pas ndeshjes.

Ai nënvizoi se me Blend Baftiun nuk ka asnjë problem siç ishte raportuar, dhe se i uron shërim të shpejtë. Baftiu nuk luajti ndaj Besës për shkak të helmimit, sipas trajnerit Shkëmbi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy