Shkëmbi thotë se fokusi do të jetë në kampionat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi mori përgjegjësinë mbi vete pas eliminimit të ekipit të tij në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës nga Llapi pas penalltive. Shkëmbi ka thënë se pas eliminimit të kupë, ekipi nga Suhareka do të fokusohet në Superligën e Kosovës që nis këtë vikend.

Ballkani është i dyti në tabelë me 38 pikë, tri më pak se Drita që prinë dhe gjithashtu u eliminua në 1/8 e finales nga Prishtina.

“Mendoj se duhej të bënim një lojë më të mirë. Skuadra vuajti agresivitetin e ekipit kundërshtar por pavarësisht kësaj, djemtë dhanë maksimumin dhe me një lojtar më pak arritëm të shkonim në penallti. Pas daljes së portierit me karton të kuq, gjërat ndryshuan”, tha Shkëmbi.

“Tash do të vazhdojmë në kampionat. Ekipi luftoi shumë dhe kjo është përgjegjësi e imja kurse unë do të përpiqem maksimalisht të arrijmë rezultate pozitive”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy