Shkëndija fiton 3:0, i afrohet titullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkëndija e Tetovës ka shpërthyer në pjesën e dytë për ta fituar bindshëm derbin e qytetit ndaj Renovës. Ndeshja e javës së 26-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, përfundoi me fitoren 3:0 të Shkëndijës.

Besart Ibraimi shënoi golin e parë në ndeshjen e së dielës. Ai realizoi në minutën e 51-të. Për 2:0 realizoi braziliani Da Silva, ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:0 e vendosi Dashmir Elezi në minutën e 91-të.

Shkëndija udhëheq në tabelë me 59 pikë, dhjetë më shumë se përcjellësi i parë, Shkupi. Renova është e dhjeta me 27 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në barazh.

Lamine Diack shënoi golin e vetëm për Shkupin që fitoi 1:0 si mysafir i Academy Pandev.

Advertisement

Skuadra tjetër shqiptare, Struga, fitoi po ashtu në udhëtim, 1:0, ndaj Borecit. Struga është e katërta me 40 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy