Shkon në takime me makina 200- mijë dollarë, Armando Duka i “shqetësuar” i kërkon qeverisë miratimin e ligjit të sponsorizimit: Na duhet dhe kjo se na ndihmon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkon në takime me makina 200- mijë dollarë, Armando Duka i “shqetësuar” i kërkon qeverisë miratimin e ligjit të sponsorizimit: Na duhet dhe kjo se na ndihmon

Me një arrogancë të theksuar presidenti i FSHF-së Armando Duka është paraqitur sot në zyrën e Ministres së Sportit Evis Kushi për ti kërkuar kësaj të fundit miratimin e ligjit të sponsorizimeve, që është i gjithë një shërbim për interesat personale të presidentëve, se sa në shërbim të futbollit shqiptar.

Për ta bërë dhe më qesharake gjithë këtë fars që presidenti i FSHF-së kërkon gjoja në emër të futbollit shqiptar, mjafton të shikosh mënyrën se si ai u paraqit në takim me një makinë të frikshme nga ana financiare që shkon tek 200- mijë dollarët, të cilës së fundmi i ka personalizuar dhe targat.

Vetëm shitja e makinës së Dukës në rast se ai do e kishte seriozisht të ndihmonte futbollin shqiptar do shërbente për zgjidhur një pjesë të madhe të shumë klubeve shqiptare.

Por kjo natyrisht nuk i intereson aspak Dukës, i cili më shumë interesohet për karrigen e tij se sa për shqetësimet e komunitetit të futbollit shqiptar.

Advertisement

“Ne kemi ardhur me të njëjtin propozim, por nuk insistojmë në mekanizma apo në detaje. E rëndësishme është që të ketë një ligj për sponsorizimin, që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri, jo vetëm futbollit, por edhe sporteve të tjera sepse në këto kushte ne e shohim që është e vështirë që të kemi progresin e domosdoshëm që kërkojnë fëmijët. Ja shtruam edhe diskutimin ministres, kjo nuk është thjesht që sporti është një garë, një kampionat, por sporti është edukim, nivel jetese për fëmijët tanë dhe duhet ta shohim kështu. Dhe buxheti i shtetit, apo marrëdhënia e sportit me biznesin është për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh Duka. (TemA)

FOTO: Futbolli në mjerim, Armando Duka paraqitet në zyrë me makinë 200 mijë dollarë me targa të personalizuara

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy