Shpresat e Kosovës luajnë miqësore me Katarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll do ta ketë muajin e ardhshëm aktivitetin e parë për këtë vit. FFK-ja ka njoftuar të martën se Shpresat e Kosovës më 26 mars do të luajnë ndaj Katarit në Doha. Ka mundësi që Kosova U-21 të luaj edhe një miqësore tjetër tri ditë më vonë.

“Miqësorja me Katarin vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Ndonëse ky takim ka kohë që është aranzhuar, gjithçka varet nga gjendja me pandeminë. Situata me COVID-19 do ta determinojë edhe praninë e lojtarëve kosovarë të cilët janë të angazhuar në klubet Evropiane”, ka njoftuar FFK-ja.

Në ndeshjen me Katarin do të debutojë në krye të Kosovës U-21, gjermani Michael Nees. Ai do të llogarit në lojtarët e lindur në vitet 2000 e 2001.

Kosova U-21 në qershor nis kualifikimet për Euro 2023.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy