Shqipëri-Poloni, bilanci dhe si kuotohen dy kombëtaret

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëri-Poloni, bilanci dhe si kuotohen dy kombëtaret

Në ndeshjen e fundit më 2 shtator të këtij viti Polonia triumfoi në shtëpi ndaj kuqezinjve me rezultatin 4-1. Kjo ishte dhe fitorja më e thellë e polakëve në historinë e tyre ndaj Shqipërisë.

Shqipëria ka arritur të korrë suksesin e saj më të madh në histori ndaj Polonisë më 29 nëntor 1953 me rezultatin 2-0. Bilanci i Shqipërisë ndaj pëefaqësueses polake është 1 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.

Në këtë fazë eliminatoresh Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku ekipi i Rejas ka marrë 5 fitore, asnjë barazim dhe 2 humbje. Ndërsa skuadra e Paulo Sozës ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Shqipëria ka realizuar 11 gola kundrejt 24 të polakëve, dhe Kombëtarja shqiptare ka pësuar 6 gola kundrejt atyre 8 të kundërshtarëve polakë. Mesatarja e mbajtjes së topit është në avantazh skuadra e Sozës me 61,7% kundrejt 55,3% të Kombëtares kuqezi.

Advertisement

Kompanitë e basteve e shohin Poloninë si favorite për të triumfuar në “Air Albania”. Një fitore e mundshëm e Leëas me shokë kuotohet me koeficientin 2, ndërsa një sukses i mundshëm i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 3.6. Barazimi djeg Shqipërinë, bën që të mos e kemi fatin në dorën tonë, një rezultat i tillë kuotohet me koeficientin 3.4.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy