“Shqipëria të mos marri nga Kosova”, ish lojtari i Kombëtares: Ka mundësinë të kemi sukses me lojtarë shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria të mos marri nga Kosova”, ish lojtari i Kombëtares: Ka mundësinë të kemi sukses me lojtarë shqiptar

Eduard Abazi ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Portugalia për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shqiptar analizon Kombëtaren kuqezi, vendin e tretë të së cilës e konsideron një meritë të lojtarëve dhe të FSHF-së.

Skauti i Boavistas hedh edhe idenë që ia ka propozuar më parë të ndjerit Fadi Vokrri, që në të ardhmen Shqipëria të seleksionojë vetëm lojtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosova të seleksionojë vetëm lojtarë shqiptarë të Kosovës. Sa i përket të ardhmes së Rejas, Abazi është i mendimit se bashkëpunimi duhet të ndërpritet në fund të kontratës.

“Nuk është një vend i tretë pa meritë, është me shumë meritë. Të gjithë ishin të përqendruar te kundërshtarët e tyre, pasi me Andorrën dhe San Marinon ishin të bindur që do të merrnin fitoren. Është një rezultat historik që i dedikohet strukturës së Federatës Shqiptare, i dedikohet edhe atyre djemve që kanë sakrifikuar gjatë këtij kualifikimi. Është meritë e kësaj gjenerate.

Vetë trajneri ka bërë një analizë pas Andorrës ku e thekson mirë që janë seleksionuar 46 lojtarë shqiptarë. Është një seleksionim të madh. Jo sa seleksionohen, por kush është kualiteti i saktë që të mos vijë kjo humbje me Anglinë. Pavarësisht se ju si media shpreheni gjithmonë që mungoi një X lojtar, mungoi tjetër kush… Domethënë kjo i bie që ne paskemi qenë më të mirë se Anglia dhe na munugan 2-3 lojtarë. Jo nuk është e tillë. Duhet të jemi të saktë, që ata që janë seleksionuar kanë një dëshirë të madhe për të luajtur me Anglinë. Por dëshira e madhe të luash me Anglinë dhe qoftë mungesat nga pandemia ta bëjnë shumë të vështirë atë egon, emocionin dhe dëshirën që të marrësh një rezultat pozitiv nga Anglia.

Advertisement

Ne do bazohemi te rezultati final, te vendi i tretë. Kjo është një meritë, qoftë për xhelozinë e shumë komentatorëve, qoftë për analizat që bëjnë mediat, kjo është një meritë e Federatës. Nuk dua ti bëj elozhe Federatës, i bëj elozhe punës. Fundi ishte vendi i tretë, i cili ishte objektivi i parë i akorduar nga grupi i punës. Nëse do të merret me seriozitet dhe hapur fare të flitet në televizor, Anglia në lojën e dytë na dha një mësim: “Urdhëroni topin, luajeni se ne nuk kemi dëshirë që t’ju shënojmë më”. Kjo i përmbledh të gjitha.

Duhet të bazohemi në struktura të forta, në projekte serioze të futbollit. Nuk duhet të merremi në minimizime për vendin e tretë ose vendin e dytë. Duhet të seleksionojmë në cilësi. Bajrami është një qendërmbrojtës jashtëzakonisht i mirë. Ka tre vite me Benfikën. Momentalisht nuk është për Kombëtaren A, por ka perspektivën për të ardhmen. Shqiptarë të tjerë nuk ka në Portugali, janë dhe dy djemtë e mi por janë të vegjël. Luajnë në Superligën portugeze të të rinjve. Ata janë shqiptarë të regjistruar në Shqipëri, janë seleksionuar nga ekipet zinxhire shqiptare.

Shqipëria ka mundësinë të ketë një sukses me lojtarë shqiptarë. Në takimin që bëmë me Vokrrin, pasi mbaruam mbledhjen e parë kemi biseduar me të ndjerin Fadil Vokrri. Në projektin që paraqitën një nga idetë që unë sugjerova ishte që megjithëse Kosova ka lojtarë jashtëzakonisht të mirë nëse ne zgjedhin 50 lojtarë të seleksionojmë në ekipin kombëtar, Kosova ka mbi 200 lojtarë për ti seleksionuar në ekipin kombëtar. Unë i sugjerova Vokrrin që të priten këto marrëdhënie që lojtarët e Shqipërisë të përfaqësojnë Kosovën dhe lojtarët e Kosovës të përfaqësojnë Shqipërinë. Sepse ne jemi para një fakti që jemi dy shtete. Vokrri këtë e kishte pikën kryesore, që pak nga pak me pikatore do ti shkurtonte të gjitha këto seleksionime.

Reja? Medoj që të largohet në nëntor të vitit 2022 që të prodhohet një futboll tjetër, sepse me sa pashë unë është një futboll që nuk jep ndonjë kreativitet. Ky është mendimi im duke respektuar në maksimum shërbimin e Edi Rejës. Në nëtor të 2022-shit të mbarojë kjo punë.”, ka thënë Eduard Abazi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy