Shtohet konkurrenca për Guedesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

West Ham Unitedi, Napoli dhe Monaco janë skuadrat që po interesohen për shërbimet e sulmuesit të Valencias, portugezit Goncalo Guedes ka raportuar të martën “Fichajes”. Guedes 24-vjeçar pritet të largohet nga Valencia në verë për shkak të problemeve financiare të klubit spanjoll dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Portugezi Guedes ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 21 paraqitje në të gjitha garat. Guedes para Valencias, karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Benfica. Ai ka edhe 23 ndeshje e gjashtë gola të shënuara me Portugalinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy