Shtyhet ndeshja Aston Villa – Everton shkaku I rasteve me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndeshja e Premier Leagues së Anglisë mes Aston Villas dhe Evertonit, e paraparë të luhej të dielën, është shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus te Aston Villa, raporton BBC.

Kompleksi stërvitor i Aston Villas mbetet i mbyllur pas shpërthimit të virusit.

Në një deklaratë të Premier Leagues është thënë se një numër i madh i lojtarëve të Aston Villas dhe stafit mbeten të izoluar.

“Si rezultat, bordi i Premier Leagues ka aprovuar kërkesën e Aston Villas për ta shtyrë ndeshjen e të dielës”, thuhet nga Premier League.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy