Strasseri e fitoi titullin e botës në Sllallom

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Linus Strasseri huroi paraqitje të shkëlqyer në lëshimin e dytë në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit. Ai ishte i jashtëzakonshëm në Zagreb të mërkurën, dhe ishte titulli i tij i parë në sllallom, megjithatë, i befasoi të gjithë.

Gjermani u rendit i teti më i shpejti në lëshimin e parë, afër një sekondë më i ngadalshëm se francezi Noel Clement. Sidoqoftë, në lëshimin e dytë u paraqit mjaftë mirë, dhe në kombinim nga dy lëshimet, e pati kohën me 1 minutë e 30 sekonda. Clementi ishte më i miri në lëshimin e parë me 59.45 sekonda, ndërsa në garë për më të mirin e kësaj disipline ishin edhe austriakët, Manuel Feller dhe Marco Schwarz.

Schwarz impresionoi, ndërsa ishte me 0.16 sekonda vonesë në renditjen e përgjithshme, kurse Feller ishte 0.10 sekonda më i ngadalshëm se Strasser. Që të dy e rrëzuan nga gara Clementin, kurse gjermani Strasser u shpall më i miri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy