Supergol i Imerit në fitoren e Servettes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kastriot Imeri ka shënuar gol shumë të bukur për Servetten që fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Zuerichut.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 28-të të Superligës së Zvicrës. Imeri në minutën e 69-të gjuajti bukur nga rreth 30 metra dhe realizoi për 2:0.

Ai ishte aktivizuar vetëm dy minuta më herët. Zuerichu në fund realizoi për 2:1.

Asistues ishte Benjamin Kololli. Fidan Aliti, Toni Domgjoni, Blerim Xhemaili, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu startuan te Zuerichu. Lindrit Kamberi ishte në stol.

Advertisement

Servette është e dyta me 41 pikë. Zuerichu renditet i pesti me 34 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy