Teuta i merr një pikë me 10- lojtarë Vllaznisë në “Loro Boriçi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teuta i merr një pikë me 10- lojtarë Vllaznisë në “Loro Boriçi”

Teuta dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në Shkodër për javën e dytë të kampionatit. Ishte një ndeshje plot me episode, tension, raste e emocione dhe duke parë gjithë çka ndodhi mund të themi se Teuta del e kënaqur nga kjo ndeshje.

Ndeshja u ndez në minutën e 35-të kur Sebino Plaku kishte një mundësi perfekte për të shënuar, por Zogovic u shfaq në nivelin e duhur dhe e devijoi sferën, që më pas përfundoi në traversë e doli jashtë kufizimeve të fushës së “Loro Boriçit”.

Në minutën e 44-t rast të pastër kishte Vllaznia, kur Aralica arrin parakaloi mbrojtësit e Teutës dhe goditi, por pa saktësinë e duhur, jashtë portës së mbrojtur nga Pano Qirko. Një minutë më pas ndodhi një prej episodeve që vendosën ndeshjen.

Todorovski ndërhyri ndaj një prej sulmuesve të Vllaznisë në hyrje të zonës dhe si lojtari i fundit u ndëshkua me karton të kuq. Edhe në këtë rast arbitrit Kreshnik Bajramaj iu desh ta shikonte në VAR rastin për të ndryshuar vendim, pasi i kishte dhënë fillimisht karton të verdhë.

Advertisement

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Vllazninë të lumtur sepse kishte një futbollist më shumë se kundërshtari në fushë. Djemtë e Brdaric, si një skuadër që luan shumë me topin dhe e kërkon epërsinë numerike u mundua ta shfrytëzojë menjëherë avantazhin numerik.

Në minutën e 52-të gjyqtari akordoi një penallti në favor të shkodranëve, por asistentët e tij në VAR ndryshuan gjithçka për pozicion jashtë loje, para se të ndodhte faulli i Albano Aleksit në zonë. Pak minuta më pas erdhi edhe goli i avantazhit.

Victor Da Silva mori një krosim në lartësinë e duhur nga e majta dhe goditi drejt portës, duke gjetur rrjetën dhe 1-0 e “Loro Boriçi” në festë. Pas golit Vllaznia i la terren Teutës, për të shfrytëzuar më pas kundërsulmin, bashkë me faktin se ishin një më shumë.

Por ishte Teuta, që përfitoi nga kjo situatë. Durrsakët i nderoi Kevin Koubemba. Kongolezi tundi rrjetën në minutën e 74-t, duke shfrytëzuar shtatlartësinë e tij dhe devijuar në trekëndëshin e Qirkos dhe barazuar shifrat në 1-1. Minutat e mbetura folën vetëm për Vllazninë.

Advertisement

Në fund u akorduan 8 minuta shtesë dhe skuadra kuqeblu e gjeti golin me Çoba, por sërish VAR hyri në lojë dhe anuloi golin e shkodranëve.

Shkodranët tentuan me të gjitha mënyrat golin e fitores, por qe e pamundur. Teuta u mbyll e gjitha në mbrojtje dhe bashkë me fatin, arriti të ndalë shkodranët, që pas këtij barazimi natyrshëm janë të zhgënjyer, pasi kundërshtari luajti një pjesë me një lojtar më pak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy