Thellimi i skandalit të pagesave nga FSHF në emër të Tiranës, çështja vijon të “fle” në tryezën e Prokurorisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thellimi i skandalit të pagesave nga FSHF në emër të Tiranës, çështja vijon të “fle” në tryezën e Prokurorisë

Thellohet edhe më tej skandali i pagesave të jashtëligjshme të Federatës Shqiptare të Futbollit në llogari të Tiranës. Deputeti Erion Braçe publikoi dy dokumente bankarë, të pagesave që FSHF i ka bërë si palë e tretë për bardheblutë.

Të dy ekstraktet bankarë mbajnë vulën e FSHF dhe firmat e kreut të saj, Armand Duka edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Një pagesë me vlerë 33 000 euro është bërë në Londër të Anglisë, teksa pagesa tjetër prej 50 000 eurosh i është paguar klubit të Prishtinës, në Kosovë.

Duke qenë se klubi i Tiranës i ka llogaritë e bllokuara, prej borxhit ndaj ish-Presidentit Metush Seferi, pagesat e tyre xhirohen në mënyrë të kundraligjshme dhe duke shkelur vendimet e gjykatave shqiptare nga FSHF.

Advertisement

Kjo ishte konfirmuar edhe disa javë më parë, kur FSHF pranoi në gjykatë se ka paguar si palë e tretë borxhet e bardhebluve ndaj një shoqërie transporti, me 50 000 eurot e së drejtës televizive.

Pagesat e jashtëligjshme të FSHF kanë bërë që edhe prokuroria të nisë hetimin. Çështja drejtohet nga vetë kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Grupi hetimor ka grumbulluar në gjykatë dhe nga përmbaruesit dokumentet e nevojshme, të cilat vërtetojnë shkeljet e federatës, e megjithatë, prej javësh dosja “fle” në tryezë dhe Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy