Trepça mposht Prishtinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas triumfit javën e shkuar me të cilin i dha fund serisë prej dhjetë humbjeve rresht, Trepça ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica, të enjten, ka triumfuar në udhëtim ndaj Prishtinës, 79:75.

Me këtë fitore, Trepça ngritët në kuotën e 20 pikëve, sa i ka edhe skuadra e Sigal Prishtinës.

Për Trepçën, kjo ishte fitorja e katërt këtë edicion, derisa Prishtina regjistroi humbjen e 12 në 15 ndeshje.

Advertisement

Plejmejkeri Ivan Koljeviq që debutoi te Trepça në këtë ndeshje, ishte më efikasi. Ai e mbylli ndeshjen me 21 pikë të shënuara, derisa Dillon Smith e Burim Zekiqi shtuan nga 15 pikë për kokë.

Te skuadra e Prishtinës, më efikasi ishte Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, derisa Edmond Azemi pati 12 pikë e pesë asistime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy