Unitedi me ofertë për Llorenten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester Unitedi po planifikon të transferojë mesfushorin e Atletico Madridit, Marcos Llorente.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se “Djajtë e Kuq”, janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë rreth 80 milionë euro për spanjollin.

Oferta e klubit anglez thuhet se do të pranohet nga drejtuesit e skuadrës madrilene.

26-vjeçari po shihet te Unitedi si zëvendësues i Paul Pogbas që nuk ka vazhduar ende kontratën.

Advertisement

Llorente këtë sezon me Atleticon në 36 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy