Unitedi tri javë pa Pogban

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar të hënën se mesfushori Paul Pogba do të qëndrojë jashtë fushës deri në fund të muajit. Pogba, u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, në të cilën Unitedi luajti baras 3:3 dhe u zëvendësua në minutën e 39-të.

Shkaku i lëndimit, Pogba do t’i mungojë Manchester Unitedit në ndeshjet kundër West Ham Unitedit (FA Cup), WBA-s e Newcastlet (Premier League) dhe Real Sociedadit (Liga e Evropës). Te Manchester Unitedi po shpresojnë që Pogba të rikuperohet nga lëndimi deri në fund të muajit dhe të jetë i gatshëm për duelin kundër Chelseat në udhëtim që do të luhet më datën 28.

“Pogba ka pësuar një lëndim që duhet rikuperuar për disa javë. Shpresoj që ai të jetë në dispozicion deri në fund të muajit”, ka thënë Solskjaer. Këtë edicion, Pogba ka katër gola e tri asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy