Van De Beeku mbetet te Unitedi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se Donny van de Beek është pjesë e rëndësishme e klubit.

Mesfushori holandez këtë sezon ka luajtur në vetëm 249 minuta, mirëpo përkundër kësaj, trajneri norvegjez pohoi se Van de Beek është pjesë e rëndësishme e klubit.

“Disa futbollistëve u duhet më shumë kohë për t’u adaptuar. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe sigurisht që do të ketë minutat në vazhdim”, u shpreh Solskjaer.

Van de Beek së fundmi është përfolur se mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bazë.

Advertisement

Ai te Manchester United u transferua nga Ajaxi, në vitin 2020 për 48 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy